Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të NATO-s mbështet anëtarësimin e vendeve të “Adriatik 3”


Asambleja Parlamentare e Organizatës së Atlantikut Verior miratoi në Reikjavik të Islandës një rezolutë ku mbështet Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO, në Samitin e pritshëm të Bukureshtit vitin e ardhshëm. Rezoluta e miratuar nga deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, inkurajon Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedonisë, si vende të kartës “Adriatik 3” të forcojnë përpjekjet e tyre në thellimin e reformave. Në rezolutë u bëhet thirrje krerëve të Organizatës së Atlantikut Verior që në Samitin e ardhshëm të ftojnë tri vendet e “A3” për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Kryeministri shqiptar Sali Berisha i cili bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jap te Hoop Schefer ishte drejtues i seancës para miratimit të rezolutës, garantoi Organizatën për vullnetin dhe përpjekjet e Shqipërisë në arritjen e standardeve politike dhe ushtarake. Berisha në fjalën e tij para Asamblesë së deputetëve të NATO-s, beri në prezantim të reformave të ndërmarra nga Qeveria për ta kthyer Shqipërinë në një vend të sigurt dhe me ekonomi të qëndrueshme. Berisha ka përmendur reformën fiskale, luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet e qeverisë për ndëshkimin dhe luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha tha se Shqipëria beson në mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s dhe vlerësimin e tyre pozitiv që në prill të vitit 2008 të meritojë ftesën për anëtarësim në Organizatën e Atlantikut Verior.

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania