Filloi stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Cooperative Longbow/Lancer 07”

Sot pasdite në ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Tiranë u zhvillua ceremonia e hapjes së stërvitjes “Cooperative Longbow/Lancer 07”.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjeneral lejtnant Luan Hoxha, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ambasadorë dhe atashetë ushtarakë të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere, përfaqësues të Shtabit të NATO-s, të DIE-s, ODC-së etj. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe komandanti i Komponentit Tokësor të NATO-s në Heidelberg në Gjermani, gjeneral lejtnant Roland Kather, si dhe zv.komandanti i këtij Komponeti, gjeneral lejtnant John D. Gardner.
Kjo stërvitje është një ndër veprimtaritë më të mëdha ushtarake që zhvillohet në vendin tonë në bashkëpunim me NATO-n dhe më e madhja e këtij viti. Qëllimi i saj është të ndihmojë ndërveprimin ndrëmjet NATO-s dhe forcave partnere në kryerjen e një operacioni kompleks e dinamik, si dhe të sigurojë një balancim më të mirë midis kërkesave trajnuese të NATO-s dhe nevojave për trajnim të vendeve partnere, duke përfshirë këtu edhe eksperiencën botërore në operacione reale. Në stërvitje do të marrin pjesë afërsisht 1100 ushtarakë nga 25 vende të NATO-s dhe PfP-së si: SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja, Greqia, Hungaria, Polonia, Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbaxhani, Maqedonia, Gjeorgjia, Zvicra, Ukraina etj. Stërvitja do të zhvillohet në dy faza: stërvitje e shtabit të një Brigade Shumëkombëshe në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe stërvitje fushore e një batalioni shumëkombësh për përfshirje në operacione paqeruajtëse, e cila do të zhvillohet në rajonin e Zall-Herrit. Kjo stërvitje përfundon në fund të muaji tetor 2007.

Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral lejtnant Luan Hoxha. Më pas përshëndeti ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili, pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri pjesëmarrësve të stërvitjes “Cooperative Longbow/Lancer 2007”, theksoi se vendimi i Shtabit të NATO-s për të zgjedhur Shqipërinë si vend pritës është një nder dhe privilegj për Forcat tona të Armatosura dhe vendin tonë dhe në të njëjtën kohë është një rast tjetër i mirë për FA Shqiptare për t’u stërvitur më tej në përputhje me standardet dhe procedurat e NATO-s. “Si stërvitja ushtarake më e madhe ndërkombëtare e realizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe një nga stërvitjet më të rëndësishme të NATO-s për vitin 2007, theksoi më tej në fjalën e tij Ministri Mediu, kjo është një ngjarje e shënuar me rëndësi të madhe për Shqipërinë, si një vend që pret ftesën për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut në pranverë të vitit të ardhshëm”.
Në vijim, duke folur për angazhimin e ushtarakëve shqiptarë në këto veprimtari, ai u shpreh se, FA Shqiptare prej një periudhe tashmë të gjatë janë shndërruar në një pjesëmarrëse aktive në operacionet e NATO-s, në programet trajnuese dhe stërvitjet e përbashkëta. Kjo ka sjellë rritjen natyrale të prezencës së oficerëve shqiptarë në shtabet dhe komandat e vartësisë së NATO-s. “Qëllimi ynë, nënvizoi Ministri Mediu, është të implementojmë më tej standardet e stërvitjes së NATO-s, jo vetëm në njësitë e deklaruara tashmë në grupin “OCC Pool of Forces” dhe në njësitë tona prioritare brenda Forcës së Bashkuar, por gjithashtu në gjithë FA. Një shembull i objektivave tona për standardet e trajnimit, do të jetë dhe vlerësimi zyrtar i një kompanie këmbësorie të Brigadës sonë të Reagimit të Shpejtë gjatë stërvitjes “Cooperative Longbow/Lancer 2007”.”
Në fund të fjalës së tij, duke shprehur bindjen në përfundimin me sukses të kësaj stërvitje, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu deklaroi të hapur stërvitjen e NATO-s “Cooperative Longbow / Lancer 2007”.

Pjesëmarrësit e stërvitjes dhe të pranishmit e tjerë i përshëndeti edhe komandanti i Komponentit Tokësor të NATO-s në Heidelberg në Gjermani, gjeneral lejtnant Roland Kather.
Po sot, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu priti në një takim të veçantë komandantin e Komponentit Tokësor të NATO-s në Heidelberg në Gjermani, gjeneral lejtnant Roland Kather, si dhe zv.komandantin e këtij Komponeti, gjeneral lejtnant John D. Gardner. Në këtë takim, krahas stërvitjes “Cooperative Longbow/Lancer 07” që filloi sot në vendin tonë, u diskutua edhe për probleme të tjera që lidhen me progresin e bërë në realizimin e reformave në fushën e mbrojtjes, për reformimin dhe modernizimin e FA Shqiptare dhe angazhimin e tyre për plotësimin e standardeve që kërkohen për anëtarësimin në NATO.

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania