Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me përfaqësuesin e përhershëm të Republikës së Çekisë në NATO, zotin Stefan Fule. Në takim Kryeministri Berisha u shpreh se integrimi në NATO është dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Kryeministri e njohu ambasadorin Fule me reformat e ndër marra nga qeveria shqiptare dhe arritjet në kuadër të integrimit në NATO dhe BE.Kryeministri theksoi se integrimi në NATO gëzon mbështetjen e 94 % të publikut shqiptar dhe të të gjitha forcave politike. “Gjatë 15 vjetëve të fundit Shqipëria ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Aleancën dhe ka vënë në dispozicion të saj portet dhe aeroportet, si dhe është përfshirë në misionet paqeruajtëse të NATO-s në Afganistan dhe Bosnje”, u shpreh Kryeministri.Gjithashtu Kryeministri e vuri theksin në reformat që janë ndërmarrë në Forcat e Armatosura dhe rritjen e buxhetit për ushtrinë në 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2008, me qëllim krijimin e një ushtrie të vogël, por tërësisht profesioniste. Më tej Kryeministri theksoi se Shqipëria është një demokraci funksionuese dhe efektive. “Zgjedhjet e vitit 2005, zgjedhjet lokale të 2007 dhe zgjedhja e Presidentit dëshmuan pjekurinë e demokracisë shqiptare”, nënvizoi Kryeministri. Kryeministri e njohu Ambasadorin Fule me vendosmërinë e qeverisë për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit , zhvillimin ekonomik dhe shndërrimin e Shqipërisë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Nga ana e tij ambasadori Fule shprehu mbështetjen e Republikës së Çekisë për integrimin e Shqipërisë në NATO. Ambasadori vlerësoi mbështetjen e gjerë publike dhe politike që gëzon integrimi në NATO dhe në BE.Gjithashtu z. Fule vlerësoi arritjet e reformave dhe inkurajoi qeverinë shqiptare në vazhdimin e tyre me qëllim përmbushjen e të gjitha standardeve për anëtarësimin në NATO.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Rreth meje
- Trazhgim Sokolaj
- GAZETAR / Journalist
Lidhje ne Fokus
Lidhje
- Krasta Krau
- Artikujte tjere ne Google nga T.Sokolaj
- Artikuj nga T.Sokolaj (Ne Google)
- Levizja MJAFT
- Sajmir Kola
- Turizmi Shqiptar, Albanian Turism, Guide
- Gazeta Start
- NATO
- Keshilli i Larte i Drejtesise
- Ministria e Drejtesise
- Partia Demokratike
- Partia Socialiste
- Presidenca e Shqiperise
- Ministria e Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve
- Photo from Albania
- Peshku pa Uje, Blogger
- Ministria e Integrimit
- Deutsche Welle (In Albanian)
- BBC (In Albanian)
- Vioce of America (In Albanian)
- Ministria e Mbrojtjes
- Ministria e Brendshme
- Parlamenti Shqiptar
- Qeveria Shqiptare
- Express, Kosove
- Televizioni i Kosoves
- E-mail (Hotmail)
- E-mail (Yahoo)
- Motor Kerkimi (Google)
- Portali Shqiptar
- Revista MAPO
- Tv Klan
- Vizion Plus
- Top Channel
- Gazeta Panorama
- Gazeta Shekulli
- Albania Photo Album (Alket Islami)
Nuk ka komente:
Posto një koment