Kryeministri shqiptar takohet me Drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s

Kryeministri Berisha prit sot në një takim zotin Thomas E. McKeever, Drejtor i Zyrës së Sigurisë së NATO-s dhe Këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet e Sigurisë.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e njohu zotin McKeever me reformat e thella dhe të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të procesit të integrimit në NATO, në të gjitha fushat, ekonomike, politike, të mbrojtjes, në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar, etj. Gjithashtu, Kryeministri shprehu vendosmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për të thelluar edhe më tej këto reforma, për të merituar ftesën për anëtarësim në NATO.

Zoti McKeever falënderoi përzemërsisht Kryeministrin për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin e tij për ecurinë e reformave, në veçanti punën e bërë për sa i përket sigurisë së informacionit të klasifikuar. Ai e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e plotë të Aleancës në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në NATO.

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania