Kryeministri Berisha: Shqipëria synon anëtaresim në NATO, si shtet ligjor me demokraci funksionuese

TIRANE

Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Integrimin, Kryeministri vuri në dukje përpjekjet shumë serioze që janë bërë nga institucionet përkatëse në drejtim të zbatimit të ligjit. Kryeministri theksoi se disa tregues lidhur me imponimin e zbatimit të ligjit, janë të krahasueshme me ato të disa prej vendeve anëtare, por këto tregues duhet të njohin nivele të reja, -u shpreh kryeministri. Në këtë kontekst, Kryeministri evidentoi se është bërë një kthesë rrënjësore në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore pa të cilën nuk ka shtet ligjor real. Kryeministri kujtoi faktin se Shqipëria kaloi me sukses provën e zgjedhjeve lokale, e cila pati një rëndësi të madhe, për ti dëshmuar qytetarëve shqiptarë se ata mund të shprehin lirshëm vullnetin e tyre. Kryeministri vlerësoi se Shqipëria mund të bashkohet me komunitetin e vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut vetëm si shtet ligjor dhe demokraci funksionuese. Kryeministri u shpreh se përpjekje shumë të rëndësishme po bëhen për përmirësimin e kushteve të paraburgimit në Shqipëri, sistemi i të cilit kaloi në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë kuadër do të ndërmerren masa për ndërtimin e qendrave të reja të paraburgimit në çdo prefekturë të vendit të. Është e domosdoshme, u shpreh kryeministri, që të krijohen kushte më optimale në institucionet e vuajtjes së dënimit. Kryeministri shprehu besimin se nën drejtimin e Presidentit Topi, me vullnetin e parlamentit si dhe me vullnetin e shprehur edhe nga opozita qartësisht dhe në mënyrë të përsëritur, reformat në drejtësi do të njohin një progres real. Kryeministri theksoi se do të bëhet çdo përpjekje në drejtim të lehtësimit të punës së gjykatësit dhe krijimin e kushteve sa më optimale për veprimtarinë e këtij sistemi vendimtar, përcaktues për funksionimin e shtetit ligjor në një vend të lirë.

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania