
SHKUP – “NATO është synimi i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe të dyja vendet presin që ftesën për anëtarësim ta fitojnë në samitin e vitit 2008”. Kështu lajmëroi sot agjencia maqedonase e lajmeve “Makfax”, duke iu referuar takimit të Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme në Tiranë, thanë se kreu i këtij institucioni, z. Lulzim Basha, me ftesë të homologut të tij maqedonas z. Antonio Milloshoski, më 1 qershor 2007, po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni. Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Basha edhe me Presidentin maqedonas Branko Crvenkovski, me Kryetarin e Parlamentit, Ljubisha Georgievski dhe Kryeministrin Nikola Gruevski. Gjithashtu z. Basha do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni.
Burimi: Agjencia e lajmeve “Makfax
dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë
Foto: MAKFAX
Burimi: Agjencia e lajmeve “Makfax
dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë
Foto: MAKFAX
Nuk ka komente:
Posto një koment