NATO financon rindërtimin e 50 urave në Maqedoni


Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 31/05/07

Ndërtuar dhjetvjeçarë më parë me metoda të vjetëruara, shumë ura në Maqedoni janë në gjendje të keqe sot. Një projekt i ri po ndihmon t'i ndryshojë ato. Rindërtimi i urave në zonën Shkup-Velezh do të riparojë dëmet dhe do të bëjë të mundur që urat të mbajnë dy herë më shumë kapacitet ngarkese. Një projekt i ri për riparimin dhe stabilizimin e urave në Maqedoni është në proces me mbështetjen financiare nga NATO. Kontraktor është një firmë turke, CESAS. Pesëdhjetë ura po rinovohen. Faza e parë, që do të kompletohet këtë vit, mbulon 29 ura në zonën kufitare me Greqinë. 21 të tjera, që ndodhen në zona të tjera, do të riparohen gjatë fazës së dytë. Jo vetëm që do të ndreqen dëmtimet gjatë viteve, por urat do të aft[sohen të mbajnë dy herë më shumë kapacitet ngarkese. Sipas ekspertit inxhinjerik Goran Markovski, shtetit nuk do t'i duhet të bëjë ndonjë ndryshim shtesë për 50 vjetët e ardhshme. Projekti do të kontribuojë në ngritjen e një infrastrukture të qëndrueshme rrugore, duke rritur aftësinë e Maqedonisë për t'ju bashkuar rrjetit rrugor evropian, tha ministri i transportit dhe komunikacionit, Mile Janakievski. Urat, të ndërtuara në vitet 1960, me metoda dhe matariale jashtë kohe, qenë në gjendje të keqe. Shtyllat mbbajtëse qenë dëmtuar keqas dhe shtrimi i tyre ishte i pariparueshëm. NATO po financon projektin sepse ajo ka qenë përdoruesi i madh i rrugëve maqedonase drejt Kosovës gjatë tetë viteve të fundit. Nga 29 ura të synuara në fazën e parë, riparimet janë kompletuar në nëntë nga to. Tetë të tjera janë në stadin final të rinovimit dhe të tjerat do të përfundohen deri në dhjetor. CESAS thotë se është e kënaqur me përparimin deri tani. Sipas kontraktorit, në qoftë se ritmi do të mbahet, puna mund të kompletohet edhe përpara dhjetorit. Shoferët lokalë, megjithatë janë të paduruar. Deri tani, trafiku në udhëshpejtën Shkup-Velezh është reduktuar nga dy në një korsi, duke rezultuar në disa aksidente makinash. Nuk është hera e parë që NATO ka ndihmuar rindërtimin e rrugëve në Maqedoni. Në 2003, Aleanca dhuroi 3 milion euro për riparimin e rrugës nga Kumanovo në kufi me Bullgarinë, dy urave në kufirin me Serbinë dhe një ure pranë Demir Kapija.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Marrw nga : www.balkantimes.com

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania