तिराने-Prezantohet studimi “Shqipëria dhe Bashkimi Evropian: Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe më pas”. Ministrja e Integrimit znj.Majlinda Bregu dhe ambasadori britanik në Tiranë z.Fraser Wilson morën pjesë sot në konferencën “Shqipëria dhe Bashkimi Evropian: Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe më pas”, të zhvilluar në hotel “Tirana International”. Në këtë konferencë u prezantua një studim i financuar nga ambasada britanike dhe GTZ-ja, me nëpunësit e administratës publike, për të nxjerrë në pah nivelin e njohurive, motivimit dhe pritshmërive të tyre për procesin e Integrimit Evropian. Sipas këtij studimi, kategoria më e informuar në lidhje me këtë proces, është Administrata Qëndrore, ndërsa ajo më pak e informuar është Administrata Lokale.
Ndërsa kategoria më pak e informuar në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit është ajo e Institucioneve të Pavarura. Sipas të dhënave të publikuara, vetëm 72% e administratës qëndrore ka lexuar MSA-në apo pjesë të saj, 53% e gjyqësorit, 40% e administratës lokale dhe 39% e institucioneve të pavarura; rezultate këto jo fort të kënaqshme, nëse merret parasysh fakti se është pikërisht administrata ajo që merret me implementimin e MSA-së. Për të vlerësuar nivelin e njohurive të të intervistuarve në lidhje me procesin e përafrimit të legjislacionit, të intervistuarit u pyetën nëse kishin dëgjuar për “Acquis Communautaire” (E drejta Europiane). Sikurse pritej, përqindja më e lartë e të intervistuarve që raportuan se kishin dëgjuar për këtë dokument, ishte tek administrata qëndrore. Ajo që vlen për t’u veçuar, është fakti shqetësues se më shumë se gjysma e të intervistuarve tek kategoria e gjyqësorit, raportuan se nuk kishin dëgjuar për këtë dokument. Para prezantimit të të dhënave të detajuara të këtij studimi, Ministrja e Integrimit znj.Majlinda Bregu tha se “rezultatet e këtij studimi do të shërbejnë për të evidentuar qartë dhe në kohën e duhur problematikën e zbatimit të Marrëveshjes dhe do të na japë mundësi të veprojmë duke rritur nivelin e informacionit dhe duke forcuar kapacitetet për procesin e Integrimit në të gjitha pjesët e administratës – në atë qendrore, vendore, institucionet e pavarura dhe sistemin e drejtësisë”. Ambasadori britanik në Tiranë, z.Fraser Wilson i vlerësoi si mjaft të rëndësishme për procesin e integrimit studime të tilla, pasi ndihmojnë ministrinë dhe strukturat e saj për të çuar informacionin e duhur, në nivele të ndryshme të administratës dhe institucioneve të pavaruara. Studimi “Shqipëria dhe Bashkimi Evropian: Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe më pas”, i përket periudhës nëntor 2006-mars 2007 dhe është realizuar nën mbështetjen e plotë të Ministrisë së Integrimit.

Nuk ka komente:
Posto një koment