Shqipëria, forcë trupash shtesë në Afganistan


TIRANE - Qeveria shqiptare vendosi dërgimin e një kompanie shtesë të forcave ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.
Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave 25 maj 2007, me propozim të ministrit të Mbrojtjes. Kryeministri bëri të ditur se kjo njësi do të vendoset, nën komandën e njësive italiane, në Herat dhe ka detyra shumë të rëndësishme. “Eshtë prioriteti i parë absolut i NATO-s dhe ne do t’i përgjigjemi me të gjitha mundësitë tona kërkesave të Aleancës për të shtuar trupat. Në mbledhjen e fundit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s është konstatuar se është e domosdoshme të shtohen trupat në Afganistan dhe ne i përgjigjemi me një kompani shtesë të trupave tona”, tha Kryeministri.
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme, miratoi marrëveshjen për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Evropë (SHAPE) për sigurimin e mbështetjes së shtetit pritës për realizimin e stërvitjeve të bashkëpunimit, LONGBOË dhe LANCER 2007.
Vendimi i Qeverisë shqiptare për shtesë trupash në Afganistan, është marrë vetëm një ditë pas vizitës zyrtare të zhvilluar në Bruksel nga Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Zyrtarët e qeverisë shqiptare, gjatë qëndrimit në Bruksel, patën takime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATOS- Shefer dhe me Komisionerin Evropian për Zgjerimin Olli Rehn.

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania