Fatmir Mediu flet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO


TIRANE - Shqipëria shpreson që së shpejti të bëhet anëtare. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është në krye të delegacionit për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të një cikli të Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP) për Shqipërinë. Ai merr pjesë të enjten në mbledhjen e Këshillit të Ambasadorëve të NATO-s. Zoti Berisha do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jaap de Hoop Scheffer. Ndërkohë, ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu në një intervistë për BBC u shpreh optimist për ftesën për anëtarësim të Shqipërisë në NATO. Ministri shpjegoi edhe arsyet e mungesave të veshmbathjes në repartin ushtarak të Bunavisë, në zonën e Vlorës, ku ditët e fundit mediat kanë treguar se ushtarët janë të veshur në mënyrë të papërshtatshme për të kryer shërbimin ushtarak.
Aleksandër Furxhi bisedoi me zotin Mediu dhe fillimisht e pyeti se përse Shqipëria përfaqësohet në këtë nivel të lartë kryeministër, ministër i mbrojtjes në Bruksel në takimin me Këshillin e Atlantikut të Veriut? Cila është arsyeja?
Mediu-Mendoj se është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm ku vendet anëtare të NATO-s do të vlerësojnë progresin e bërë në planet e veprimit për anëtarësimin e Shqipërisë dhe është takimi thuajse i fundit i Membership Action Plan ndoshta para samitit të Bukureshtit dhe duhen gërshetuar të gjitha aspektet e angazhimeve politike institucionale dhe të zhvillimeve të pritshme në Shqipëri dhe prezantimi në nivele më të larta mendoj është një nga momentet e seriozitetit të reflektimit të qeverisë shqiptare përballë detyrimeve që ka për rrugën e antarësimit në NATO. Kështu që prezenca e kryeministrit nuk është vetëm thjesht ana formale e rëndësisë që ne i vëmë këtij takimi, por edhe reflektimit në raport me kërkesat e vendeve anëtare të NATO-s për atë që duhet të bëjmë deri në samitin e Bukureshtit.
BBC- Zoti ministër. Anëtarësimi në NATO mbetet një aspiratë për Shqipërinë. Përse nuk po e merr Shqipëria ftesën për anëtarësim apo ka ndonjë lajm të ri apo pritet ndonjë gjë nga samiti i ardhshëm?
Mediu- Unë mendoj se ne kemi lajmin më të mirë pas samitit të Rigës. Samiti Rigës ka përcaktuar që Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e kanë derën e hapur për të marrë ftesën për anëtarësim, por natyrisht kërkohen që të plotësohen detyrimet, të cilat janë detyrime të aspektit të funksionimit normal të demokracisë, të zhvillimit institucional në vend, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe pa dyshim dhe reformave në forcat e armatosura. Me kënaqësi konstatoj se vlerësimi që u bë për reformën e forcave të armatosura një muaj më parë në Bruksel ka qenë më nota tërësisht pozitive dhe mbështetëse dhe të gjithë ne jemi koshientë që akoma kemi probleme me të cilat duhet të angazhohemi për ti zgjidhur. Kemi sfida të cilat janë prezentë në Shqipëri, që kanë të bëjnë me një reformë llogjike kushtetuese në disa drejtime, sidomos një reformë kushtetuese që do të shëndoshte marrëdhëniet ndërmjet institucioneve sidomos reformimin e drejtësisë, shmangien e tij me problemet që kanë të bëjnë me korrupsionin apo lidhjet me krimin, reforma zgjedhore, zgjedhja e presidentit të republikës sipas detyrimeve kushtetuese e më tej më pas lufta kundër ekonomisë informale e të tjerë elementë.
BBC- Çfarë prisni zoti ministër nga samiti Bukureshtit?
Mediu - Natyrisht si ministër i mbrojtjes uroj dhe shpresoj si gjithë shqiptarët marrjen e ftesës për anëtarësim. Vizita e presidentit Bush në datën 10 qershor është sinjali më i mirë i mbështetjes më të madhe për këtë çështje. Besoj se maturia dhe serioziteti politikës shqiptare duhet të jetë ti përgjigjet kësaj mbështetje me veprime të përbashkëta konkrete pikërisht në rrugën e integrimit në NATO. Në delegacionin tonë është dhe nënrkyetati i kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesi opozitës zoti Bufi që tregon që çështjet e integrimit janë çështje prioritare për të dyja kahet e politikës, janë qëllime të përbashkëta tonat në detyrimet që kemi karshi shqiptarëve.
BBC- Zoti ministër sot ju jeni në Bruksel dhe me siguri e dini që mediat në Tiranë po flasin për pajisje jo dinjitoze, me veshje të ushtarëve në një repart në jug të Bunavisë në zonën e Vlorës. A keni ndonjë koment për këtë?
Mediu- Natyrisht probleme ka. Dua të theksoj që tendenca jonë është që të shmangim maksimalisht abuzimet që janë vënë re gjatë gjithë këtyre kohërave në trajtimin e ushtarëve. Ka një vonesë në proçedurat e prokurimeve për arsyen e thjeshtë se ne po kërkojmë që të jetë në forcat e armatosura me standarde NATO në mënyrë që të kemi uniforma që nuk u del boja pas 3 muajve apo këpucë të cilat marrin fund brenda 2 muajve. Mos të harrojmë që është pjesa e re e cila trajnohet në Bunavi, që duhet ti ketë standardet e nevojshme ashtu dhe ata që shkojnë në misione paqeruajtëse. Çdo gjë që ne po bëjmë është në kuadër të një prokurimi logjik, korrekt e cila natyrisht duhet të vejë në shërbim të një ushtari që nga pamja e jashtme dhe oficeri deri tek elementët e tjerë përbërës të kenë të gjitha standardet e NATO-s. Ne jemi përpjekur që problemin e evidentuar ta korrigjojmë me shpejtësi sot, por jam i sigurt që ne nuk mund të ecim si forcë e armatosur që një këpucë të jetë nga Korça dhe një helmetë nga Kroacia, një xhaketë nga Turqia dhe pajime të tjera nga vende të ndryshme. Pra ne po ecim me standartizimet e koncepteve të NATO-s. Besoj që përfaqësuesit e forcave të armatosura që e kanë pasur shqetësim arrijnë të më kuptojnë shumë më mirë se ata që shikojnë vetëm anën e sipërfaqshme të problemit. BBC

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania