TIRANE - Me datë 23 maj 2007, një ekip i Sekretariatit të SEDM-CC dhe PMSC-së, i kryesuar nga zv.ministri i Mbrojtjes, ai dhe kryetari i SEDM-it, Petrit Karabina zhvilloi një takim pune me ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Boro Vuçiniç. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zv.ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Ljubisa Peroviç. Ky takim u zhvillua në kuadër të procesit të SEDM-it dhe në vazhdën e takimeve që ka patur zoti Karabina me vendet vëzhguese në procesin e SEDM-it, pas atij në Bosnjë-Hercegovinë, me qëllim vlerësimin e mundësive të këtyre vendeve për të kontribuar në këtë proces me statusin aktual të tyre, si dhe për përcaktimin e rrugëve dhe të detyrave të tjera për ndërmarrjen e hapave drejt anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në SEDM.
Pas falenderimeve të rastit dhe mirëseardhjes, Ministri Vuçiniç shprehu vlerësimet më të mira për arritjet në kuadër të procesit të SEDM-it, si një mjet i rëndësishëm për rritjen e sigurisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë në rajonin tonë e më gjerë. Më tej, Ministri Vuçiniç vlerësoi me notat më të larta arritjet e këtij procesi nën drejtimin e vendit tonë, si dhe shprehu falenderimet e sinqerta për mbështetjen e Sekretariatit dhe palës shqiptare në marrjen e statusit të vëzhguesit në SEDM, gjatë takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të SEDM-it, zhvilluar në vendin tonë në shtator 2006. Në vijim, Ministri Vuçiniç shprehu vullnetin dhe interesimin e Malit të Zi për të kontribuar aktivisht në këtë proces dhe për të marrë statusin e pjesëmarrësit me të drejta të plota. Ai foli gjithashtu edhe për reformat, arritjet dhe sfidat e Malit të Zi në rrugën e integrimit euroatlantik, si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Nga ana e tij, zëvëndës Ministri i Mbrojtjes Karabina, në cilësinë edhe të kryetarit të SEDM-it, pasi falenderojë për mikpritjen, në emrin e Ministrit Mediu, vlerësoi arritjet e deritanishme të Malit të Zi, sidomos pas marrjes së ftesës së Partneritetit për paqe [PfP] dhe statusit të vëzhguesit në procesin e SEDM-it. Zoti Karabina njohu ministrin malazez me arritjet e procesit të SEDM-it gjatë kryesimit të Shqipërisë për periudhën 2005-2007, me statusin dhe tendencat aktuale të këtij procesi, si dhe me zhvillimet e pritshme në të ardhmen e afërt të tij. Një pikë e veçantë e bisedës ishte edhe çështja e anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në procesin e SEDM-it, ku u bisedua gjerësisht në lidhje me detyrimet e palës malazeze dhe përpjekjet e Sekretariatit Shqiptar për të ndihmuar dhe mbështetur Malin e Zi deri në marrjen e statusit të anëtarit me të drejta të plota në SEDM.
Në këtë takim, dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona dhe theksuan rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të tyre, sidomos në fushat me interes të përbashkët, si në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke hartuar për këtë qëllim plane të qarta të bashkëpunimit.
Burimi: Ministria e Mbrojtjes

Nuk ka komente:
Posto një koment