Scheffer: Vlerësojmë reformat e ndërmarra nga Shqipëria


BRUKSEL - Në takimin e zhvilluar me Kryeministrin Berisha, në kuadër të mbylljes së ciklit të 8-të të MAP-it për Shqipërinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer vlerëson reformat e ndërmarra dhe kontributin e Shqipërisë në operacionet e NATO-s.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha vizitoi selinë qendrore të NATO-s dhe u takua me Sekretarin e Përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer. Në fillim të takimit u bë nënshkrimi dhe shkëmbimi i letrave për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s “Active Endeavour”.

Sekretari i Përgjithshem Scheffer shprehu vlerësimin e tij për reformat, duke vlerësuar që rruga e tyre duhet të vazhdojë, si dhe shprehu mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen e vlefshme në të gjitha misionet ku Shqipëria është e pranishme.

Burime zyrtare nga Këshilli i Ministrave në Tiranë, thanë se nga ana e tij, Kryeministri Berisha falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen që NATO i ka dhënë Shqipërisë në proceset e integrimit euroatlantik। Kryeministri i vendit bëri një prezantim të shkurtër zotit Scheffer mbi zhvillimet e fundit të reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe informalitetit, përparimin e dukshëm ekonomik të vendit, si dhe e njoftoi për krijimin e komisionit parlamentar Ad-hoc, për integrimin në NATO.


Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania