Pranimi në NATO, cikël i dytë në 2008

Përfaqësuesja e zyrës së shtypit: Vlerësojmë pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse

Romero: Reforma në fushën e mbrojtjes është në rrugën e duhur

Trazhgim Sokolaj/BRUKSEL
Shqipëria mund ti nënshtrohet edhe një programi të dytë MAPE nëse nuk ftohet për tu anëtarësuar në NATO në samitin e radhës që pritet të zhvillohet në pranverë 2008 në Uashington। Nëse ftesa për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior nuk mbërrin në samitin e radhës të marsit 2008, atëherë një cikël i dytë me një paketë kërkesash për reforma të tjera për Shqipërinë është përgatitur nga NATO। Sipas përfaqësueses së zyrës së shtypit të NATO-s, ky cikël i dytë MAPE, nëse zbatohet, mund të zgjasë nga marsi deri në vjeshtën e vitit 2008 dhe përcakton reformat që duhet të kryhen. Carmen Romero, përfaqësuese e zyrës së shtypit e Aleancës së Atlantikut Verior tha gjatë një diskutimi në Bruksel me një grup gazetarësh të mediave shqiptare se aktualisht është ende herët për të thënë cili nga tre vendet e Ballkanit do të marrë ftesën për anëtarësim në vitin 2008. Zyrtarja e Aleancës për mardhëniet me shtypin, vijoi më tej duke thënë se vendimi do të merret në kuadër të përmbushjes së kërkesave të sigurisë nga Shqipëria dhe se është vendosur një cikël i dytë për pranimin e Shqipërisë nëse ftesa nuk vjen në samitin e radhës të NATOS. Ky cikël do të përmbajë një paketë më reformat që duhet të kryhen pas ciklit në të cilin Shqipëria ndodhet aktualisht. Interesimit të medias për pjesëmarrjen e trupave shqiptare në misionet ushtarake që veprojnë në kuadër të NATO-s, përfaqësuesja e zyrës së shtypit Romero i është përgjigjur duke thënë se “vlerësojmë pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionet ushtarake që ndodhen në Afganistan dhe në Irak, Shqipëria tregon me këtë pjesëmarrje eksportim të sigurisë, por duhet bërë më shumë”. Ajo ka shprehur vlerësimin e saj për rolin që ka luajtur Shqipëria në bisedimet për statusin e Kosovës. Carmen Romero ka ripërsëritur se për tu anëtarësuar në NATO, Shqipëria duhet të përmbushë kushtet që janë vendosur. Ajo gjithashtu konfirmoi se disa herë është kërkuar që të punohet më shumë me zgjedhjet në Shqipëri. Gjithsesi vendimi në samitin e Bukureshtit duket se do të merret pas monitorimit të reformave në Shqipëri deri në momentin e fundit. Duket se në këtë monitorim do të ketë rëndësi të veccantë raporti pozitë opizitë, stabiliteti politik në vend, krijimi i një ekonomie të qëndrueshme si dhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit.
Reformat
Gjatë komunikimit të saj me gazetarët shqiptarë zv/zëdhënësja e NATO-s vlerësoi reformat dhe ndryshimet që janë bërë në fushën e mbrojtjes. Ndryshimet në fushën e mbrojtjes janë cilësuar “në rrugën e duhur”. Në këtë aspekt anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut verior kërkon edhe një kontroll demokratik mbi forcat e armatosura si dhe aftësi ndërveprueshmërie të tyre me forcat e NATO-s. Po në fushën e mbrojtjes është vlerësuar reforma në arsimin ushtarak shqiptar i cili është cilësuar bashkëkohor gjatë diskutimeve. Megjithatë reforma në mbrojtje nuk është kushti i vetëm që kërkohet për anëtarësimin në NATO. Sfida mbeten lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërsa vlerësohen ndryshimet në legjislacion. Cikli MAPE përmban pesë pika të rëndësishme që janë: Politika, mbrojtja, resurset, siguria dhe kapaciteti juridik. Në të gjitha këto fusha kërkohet të bëhen reforma dhe përmirësim për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në kapitullin politik renditen: Ecuria e institucioneve demokratike, zgjedhjet, mardhëniet mes partive, gjykata, qeveria, Presidenca dhe transparenca. Në kapitullin e dytë renditen: Shteti juridik, aftësitë e policisë, gjyqësori. Në kapitullin e tretë të ciklit MAPE, renditet siguria, ccka nënkupton pozicionin e vendit në ajon, mundësia për të dhënë stabilitet. Në kapitullin e tjetër të programit MAPE është mbrojtja, që ndahet në strukturën dhe kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura, vlerësimin e kërcënimeve, buxhetin dhe personelin. Një tjetër kërkesë për anëtarësimin në NATO është edhe përcaktimi i buxhetit për mbrojtjen që duhet të jetën në masën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për të gjitha kushtet e anëtarësimit Shqipëria do të ndodhet në monitorim deri në momentin e fundit pasi dyert e NATO-s janë të hapura për vendet që përmbushin kushtet e anëtarësimit.


KANDIDATET
Tri janë vendet kandidate në Ballkan për anëtarësimin në NATO. Shqipëria, Kroacia dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë anëtarë të Kartës “Adriatik 3” janë vendet kandidatë për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut Verior. Për tri këto vende pritet që vendimi të merret në samitin e radhës të NATO-s që pritet të mbahet në Uashington në pranverën e vitit të ardhshëm 2008. Tri vendet aktualisht ndodhen në monitorim për të përmbushur kushtet e duhura për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut Verior.


Dje takimi i grupit ndërministror për asetet kombëtare

“Mjetet ajrore dhe detare në Shqipëri
janë prodhime e cilësi e vjetruar”

TIRANE – Pajisjet ajrore dhe detare që zotëron aktualisht Shqipëria i përkasin një linjë prodhimi dhe teknologjie të vjetruar e cila kërkon shumë shpenzime për mirëmbajtjen e këtyre objekteve. Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar dje mbledhja e parë për “ngritjen e grupit ndërministror të punës për hartimin e strategjisë së zhvillimit të aseteve kombëtare, ajrore e detare”. Hartimi i një strategjie të tillë kërkohet nga një urdhër i Kryeministrit Berisha ndërsa takimi i djeshëm në Ministrinë e Mbrojtjes është mbajtur me qëllim zbatimin e këtij vendimi. Sipas burimeve zyrtare takimi i djeshëm drejtohej nga zv.ministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka, nën cilësinë e kryetares së Grupit. Burimet thanë se në mbledhje morën pjesë edhe zv.ministrat e ministrive respektive: Ministria e Brendshme, e Financave, e Punëve Publike, e Mjedisit, e Shëndetësisë, përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Kufitare, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, SHISH dhe Garda e Republikës. Në fjalën e saj, numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes Zana Xhuka e përqendroi vëmendjen në rëndësinë e ngritjes së këtij grupi ndërministror, i cili ka për detyrë të përgatisë një strategji, e cila duhet të krijojë një koncept të qartë e të plotë të përdorimit të aseteve të përbashkëta kombëtare, ajrore e detare. Hapat e parë që sollën si domosdoshmëri hartimin e kësaj strategjie janë hedhur që në vitin 1994 e më pas në vitin 1995, me përgatitjen e një studimi për sistemin e integruar të vëzhgimit kombëtar. Në mars të këtij viti, Komiteti Ndërministror i Integrimit, i kryesuar nga Kryeministri Berisha ra dakord për ngritjen e grupit të punës që do të merret me hartimin e kësaj strategjie, e cila do të kalojë nëpër disa faza deri në përpilimin e plotë të saj. Gjatë takimit është cilësuar si shumë e rëndësishme sigurimi i një teknologjie të përbashkët që do të krijojë mundësi në uljen e shpenzimeve për blerje, përdorim dhe mirëmbajtjen e këtyre aseteve. Sistemet e përbashkëta bëjnë të mundur realizimin e një procesi që synon sigurimin e elementëve të komandim-kontrollit. Sipas burimeve zyrtare aktualisht kapacitetet ekzistuese kombëtare janë mjetet ajrore dhe detare janë të disa llojeve, tipeve dhe linjave të prodhimit të një teknologjie në tërësi të vjetruar. Trajnimi i personelit përdorues dhe procesi i riparimit dhe mirëmbajtjes së tyre kryhet në forma dhe metoda të ndryshme. Njëkohësisht sistemet e vëzhgimit të hapësirës ajrore, detare dhe tokësore nuk janë futur akoma në linjë të përbashkët drejtimi dhe kontrolli, administrimi dhe menaxhimi i të cilave rrit shpenzimet si në njerëz ashtu edhe në materiale e financa. Strategjia për asetet kombëtare në këtë fushë mësohet se do ti paraqitet Kryeministrit në tetor 2007.


1 cikel
MAPE është aktualisht në zbatim në rastin e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Një cikël i dytë është përgatitur nëse ftesa për ahëtarësim nuk vjen në pranverë 2008

2 per
qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto duhet të jetë fondi i caktuar për fushën e mbrojtjes nga ccdo vend që kërkon të anëtarësohet në NATO. Megjithatë ky është vetëm një nga kushtet që duhen plotësuar

Artikull i publikuar ne gazeten “Panorama” me 10 maj 2007

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania