BRUKSEL - Bashkimi Europian është kundër zgjedhjeve të parakohshme ndërsa klasa politike shqiptare duhet të bëjë përpjekje për kryerjen e reformës zgjedhore. Kjo është deklarata e sotme e Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Olli Rehn pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel së bashku me një delegacion nga Shqipëria. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rehn foli për çështjen e presidentit te ri, duke kërkuar që partitë politike të ulen në tryezë për zgjedhjen e presidentit. Berisha, sipas burimeve qeveritare nga Tirana, ka lënë të hapur mundësinë e një kreu shteti konsensual dhe ka premtuar se është i gatshëm të ulet dhe të diskutojë më këdo për këtë çështje. Rehn gjithashtu ka premtuar për Shqipërinë 200 mln euro për 3 vitet e ardhshme. Ai ka vlerësuar edhe përparimet e Shqipërisë lidhur me Marrëveshjen për Statbilizim Asociim me BE-në si dhe luftën kundër informalitetit, trafikut, etj. Në kuadër të kësaj vizite, sot paradite, delegacioni qeveritar, i drejtuar nga kryeministri Berisha, ka zhvilluar një takim edhe me këshillin e përhershëm të NATO-s dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jap de Hop Shefer, i cili deklaroi se data e anëtarësimit në NATO varet vetëm nga Shqipëria dhe reformat që ajo do të realizojë. Kryeministri Berisha nga ana e tij, tha për mediat se mundësitë për anëtarësim në NATO janë të mëdha dhe reale. Nënkryetari i Kuvendit, Ylli Bufi, ka mbështetur reformat duke thënë se opozita është e gatshme të asistojë në plotësimin e të gjitha reformave të kërkuara, qofshin këto ekonomike, sociale apo zgjedhja e presidentit si dhe reformat në fushën e drejtësisë.
Në takim, që u zhvillua në mbyllje të ciklit të 8-të të MAP-it për Shqipërinë, u vlerësuan arritjet në fushën e mbrojtjes dhe të reformave në Forcat e Armatosura Shqiptare, veçanërisht rritja e buxhetit për mbrojtjen në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2008, masat për rritjen e forcës goditëse në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe treguesit ekonomiko-financiarë. Gjithashtu qeveria shqiptare u vlerësua për politikën e saj të jashtme dhe rolin moderator në rajon në drejtim të paqes dhe sigurisë, si dhe kontributin e saj në misionet e drejtuara nga NATO, ku merr pjesë Shqipëria dhe në luftën kundër terrorizmit.

Nuk ka komente:
Posto një koment