BRUKSEL – Më poshtë është fjala e plotë e Kryeministrit Berisha në Këshillin e Ambasadorëve të NATO-s.
“Z. Sekretar i Përgjithshëm, të nderuar pjesëmarrës
Jam me të vërtetë i lumtur që jam sot këtu. Integrimi Euro-atlantik dhe Europian janë prioritetet kryesore të Shqipërisë, të mbështetura nga të gjitha partitë politike dhe më shumë se 94 % e shqiptarëve. Unë jam i lumtur që sot me mua këtu është nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ylli Bufi , si përfaqësues i opozitës shqiptare.
Duke qenë të vetëdijshëm për përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ne gjithashtu njohim detyrimet e këtij anëtarësimi. Ne jemi të ndërgjegjshëm për diapazonin e përgjegjësive të përbashkëta dhe ndarjen e kostove brenda Aleancës.
Jam këtu për të konfirmuar vendosmërinë tonë të palëkundur për integrimin në NATO. Por, gjithashtu unë jam këtu për t’ju informuar për punën e madhe që është ndërmarrë në Shqipëri me qëllim transformimin e këtij përkushtimi në reforma të thella politike, ekonomike ushtarake dhe sociale, dhe në veprime konkrete që ta meritojmë plotësisht ftesën për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit.
Në sajë të këtyre reformave, gjatë periudhës së Ciklit të tetë të Planit të Veprimit të Anëtarësimit, rezultate konkrete janë arritur në të gjitha fushat.
Ju të gjithë e dini që më 12 qershor, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Sipas Komisionit Europian ne po zbatojmë MSA-në në mënyrë të kënaqshme.
Këtë javë, parlamenti votoi në mënyrë unanime për ngritjen e një Komisioni ad hoc për Integrimin në NATO, me qëllim mbështetjen e reformave që lidhen me këtë çështje. Ligje të rëndësishme, veçanërisht Ligji “Për Organizimin e Gjyqësorit”, janë për miratim në Kuvend. Përmirësimi i mëtejshëm i procesit elektoral përmes reformës zgjedhore mbetet një nga objektivat kryesore për ne. Në këtë drejtim: - Parlamenti ka ngritur Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe
-Qeveria ka ofruar konsensusin e saj të plotë për çdo sistem elektoral apo propozim që mund të vijë nga opozita.
Në muajt në vazhdim, qytetarët shqiptarë do të pajisen me kartat e identitetit me elemente biometrike dhe pasaporta dixhitale. Gjithashtu po punohet për regjistrin elektronik të gjendjes civile.
Të gjitha palët kanë shprehur vullnetin e tyre për zgjedhjen e një presidenti konsensual; më lejoni t`ju garantoj se gjatë këtij procesi Kushtetuta dhe Ligji do të zbatohen plotësisht, dhe Shqipëria do të demonstrojë se është një demokraci funksionale.
Zonja dhe zotërinj
Krimi i organizuar përbën një kërcënim për të gjithë ne. Në vendin tonë, përveçse një kërcënim serioz, krimi i organizuar ka qenë gjithashtu një faktor që ka ndikuar negativisht në imazhin e vendit jashtë tij.
Duke patur parasysh këtë, qeveria deklaroi që në fillim, një platformë me zero tolerancë në luftën kundër krimit të organizuar. Si rezultat i kësaj, të gjitha organizatat e mëdha kriminale janë shkatërruar, 1170 anëtarë dhe drejtues të 141 bandave kriminale janë vënë para drejtësisë; 745 prej të cilëve janë trafikantë droge dhe 58 trafikantë të qenieve njerëzore. Në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve mike, që nga Greqia në Suedi, 191 anëtarë dhe krerët e këtyre organizatave janë arrestuar dhe ekstraduar. Për të patur një luftë të suksesshme ndaj trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore në ujërat tona parlamenti miratoi Moratoriumin tre-vjeçar për skafet.
Dy ditë më parë, në prezencën e Komisionit Europian dhe Ambsadores së SHBA-së në Tiranë, të gjitha agjencitë tona të zbatimit të ligjit nënshkruan një memorandum duke krijuar njësinë e luftës kundër krimit ekonomik. Kjo task-force do të asistohet nga ekspertët e SHBA-së dhe BE-së.
Unë jam i lumtur të deklaroj para jush sot se Shqipëria nuk konsiderohet më burim i trafikut të qenieve njerëzore. Gjithashtu Shqipëria nuk është më rrugë kalimi e trafikut të heroinës dhe kokainës.
Ne kemi përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e kufijve dhe porteve. Kuvendi i Shqipërisë do të votojë së shpejti ligjin e ri “Për Policinë e Shtetit”, përgatitur me ndihmën e PAMECA dhe ICITAP.
Suksesi i luftës kundër krimit të organizuar do të ishte i pamundur pa kurajon e madhe të forcave tona të policisë dhe pa bashkëpunimin me agjencitë e zbatimit të ligjit në vendet tuaja. Ne u jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj.
Ne po punojmë ngushtësisht në shkëmbimin e informacionit dhe po forcojmë bashkëpunimin e shërbimeve informative me vendet tuaja në luftën kundër terrorizmit.
Unë jam sot këtu të shpreh gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të nënshkruar me secilin prej vendeve tuaja çdo marrëveshje dypalëshe që rrit efiçencën në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritare për ne. Administrata publike tashmë është jashtë konfliktit të interesave. Për shkak të standardeve të reja që ne po aplikojmë,shpenzimet administrative janë reduktuar me 40 për qind. Një ligj i miratuar nga parlamenti për mbrojtjen e denoncuesve si dëshmitarë okularë të krimeve të rënda dhe shpërblimi i tyre me 6 për qind të vlerës ka dhënë rezultate mjaft pozitive. Ndryshimi i proçedurave të prokurimeve publike ka reduktuar tarifat e punëve publike me 25 për qind. Ne tani po kalojmë në prokurimet elektronike.
Gjithashtu parlamenti ka miratuar Avokatin e Prokurimeve Publike. Falë luftës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë rritur me 23 për qind. Kjo na dha ne mundësinë të miratojmë një buxhet shtesë në verën e vitit 2006 dhe një buxhet të dytë këtë verë. Ne jemi të vetëdijshëm se lufta kundër korrupsionit është një betejë e vazhdueshme.
Reformat ekonomike gjithashtu po japin rezultate shpresëdhënëse.Vendi gëzon stabilitet makroekonomik të plotë. Rritja ekonomike 6 për qind, inflacioni mbetet 2.4 për qind dhe defiçiti buxhetor në 2.6 për qind; investimet e huaja u rritën katër herë gjatë dy viteve të fundit. Eksportet këtë vit u rritën me 28 për qind, ndërsa kreditimi bankar i ekonomisë është rritur shumë shpejt. Masa të rëndësishme janë marrë për zgjerimin e mëtejshëm të sektorit privat si dhe promovimin e klimës së biznesit. Regjistrimi me një sportel të vetëm është objektivi ynë.
Si rezultat i reformës fiskale, në korrik 2007, Shqipëria do të jetë vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë. Ligjet e reja të prokurimeve dhe partneriteti publik/privat janë në përputhje të plotë me standartet europiane.
Ndërmarrjet shtetërore më të mëdha janë në procesin e privatizimit të shpejtë dhe transparent. Shqipëria po bëhet çdo ditë që kalon një vend shumë tërheqës për investitorët e vendeve tuaja. Në përputhje të plotë dhe të asistuar nga Bashkimi Europian, ne po punojmë për kuadrin e duhur ligjor për median.
Zonja dhe zotërinj
Samiti i Rigës përçoi një mesazh të madh jo vetëm për vendet e A3 por për të gjitha vendet e Ballkanit, programi i Partneritetit për Paqe me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën po i sjell vendet tona më afër për të punuar së bashku për të ardhmen. Më shumë Ballkan në NATO dhe më pak NATO në Ballkan do të bëhet shpejt një realitet. Shqipëria do të vazhdojë rolin e saj konstruktiv dhe moderator në rajon. Në këtë kontekst, ne mbështesim plotësisht propozimet e Ahtisarit si një zgjidhje afatgjatë për paqe dhe stabilitet në Kosovë.
Z. Sekretar i Përgjithshëm, ambasadorë të nderuar
Unë jam i hapur të pranoj se Forcat e Armatosura Shqiptare janë një nga institucionet më të përkushtuara dhe të konsoliduara në vendin tonë. Ato tashmë kanë bërë një përparim të madh në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. Reforma synon ti transformojë ato në forca të armatosura profesionale, moderne dhe të trajnuara. Që nga 1 janari i vitit 2008 e në vazhdim, buxheti i mbrojtjes do të shkojë në 2 për qind të GDP-së, dy vjet para planifikimit. Në bashkëpunimin e ngushtë me partnerët e NATO-s , ne po zhvillojmë një Strategji Kombëtare Ushtarake dhe Zhvillim Afatgjatë të planit të modernizimit në mënyrë që t`i përdorim paratë e taksapaguesve tanë në mënyrë sa më efektive. Për Forcat e Armatosura Shqiptare, anëtarësimi në NATO është një proces i vazhdueshëm transformimi dhe reformash.
Bazuar në Vlerësimet e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 2006 dhe bashkëpunimit të Komandës së Aleancës për Transformim, Forcat e Armatosura po adoptojnë strukturat e përbashkëta organizative dhe konceptet menaxhuese. Synimi ynë është të ndërtojmë një forcë krejtësisht profesionale në fund të viti 2010 , tre vjet para afatit të planifikuar. Përqëndrimi ynë është në rekrutimin e të rinjve më të mirë në Forcat e Armatosura.
Ne po ecim përpara, për një forcë të vogël në numër, por që i përmbush plotësisht standartet. Struktura e Forcave të Armatosura do të bashkërendojë kapacitetet operacionale të rekomanduara nga samiti i Rigës. Në objektivat tona afatmesme 8 për qind e forcave tokësore do të jetë e lëvizshme në çdo kohë, me 40 për qind gatishmëri për operacionet e kryesura nga NATO.
Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë për operacionet e paqes të kryesura nga NATO. Ne kemi përfituar dhe kemi mësuar shumë në këto operacione. Ne do të vazhdopjmë të kontribuojmë në Afganistan, Irak dhe Bosnje-Hercegovinë. Duke patur Afganistanin si prioritetin kryesor të NATO-s, ne kemi vendosur të shtojmë kontributin ttonë për ISAF me një kompani shtesë, e cila do të shërbejë në kontigjentin italian në Herat. Në të njëjtën kohë ne jemi të vendosur të përgatisim dhe sigurojmë një batalion plotësisht operacional për misionet afatshkurtra të NATO-s dhe një batalion task-force e plotësuar me elemente mbështetëse kombëtare në planin afatmesëm në 2013.
Zoti Sekretar i Përgjithshëm, sot ne nënshkruam pjesëmarrjen e Shqipërisë në Operacionin Aktiv në Detin Mesdhe. Kjo pjesëmarrje do të ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj kundër trafikut dhe në shtimin e kontributeve të saj në luftën kundër terrorizmit. Shqipëria tashmë ka shprehur vullnetin politik për të marrë pjesë në Forcat e Reagimit të NATO-s. Duke shfrytëzuar këtë rast, më lejoni të shpreh qëndrimin e Republikës së Shqipërisë se anëtarësimi i saj në NATO është një përmbushje e drejtpërdrejtë e parashikimeve kushtetuese, të cilat lejojnë Shqipërinë të jetë pjesë e sistemit më të mirë të sigurisë kolektive. Në të njëtën kohë në procesin e anëtarësimit Shqipëria është e gatshme të bashkërendojë legjislacionin e saj të brendshëm me parashikimet e nevojshme që rrjedhin nga Traktati i Aleancës së Veriut.
Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne kemi bërë progres të konsiderueshëm, dhe shumë shpejt do të shkatërrojmë të gjithë agjentët kimikë dhe armët e vjetra.
Ne jemi të angazhuar mënyrë aktive në bashkëpunimin rajonal në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Karta e Adriatikut është shndërruar në një foircë shumë dinamike për bashkëpunimin rajonal.
Presidenca shqiptare e Ministerialit të Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM) ka qenë një element i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve më të mira dhe për siguri në rajon. Ne jemi të lumtur që Serbia, Mali i ZI Bosnje-Hercegovina dhe Gjeorgjia janë në procesin e anëtarësimit në SEDM. Ky zgjerim do të jetë jo vetëm në të mirë të rajonit, por edhe më gjerë. Dërgimi i selisë SEEBRIG në Kabul nën misionin e ISAF ka qenë një histori suksesi. Plani i Veprimit të Anëtarësimit ka qenë një guidë shumë e çmuar për transformimin e vendit dhe të Forcave të Armatosura.
Z. Sekretar i Përgjithshëm, të dashur ambasadorë, edhe një herë faleminderit për mundësinë që më dhatë për t’u shprehur këtu.”

Nuk ka komente:
Posto një koment