OSBE dhe PAMECA trajnojnë policinë shqiptare për mbrojtjen e dëshmitarëve




TIRANE - Zyra e OSBE-së në Tiranë lajmëroi sot 25 maj 2007 se ka përfunduar kursi trajnues për praktikat më të mira në mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë zhvilluar gjatë ditëve në fundit në kryeqytetin shqiptar. Sipas njoftimit të OSBE-së, kursi njëjavor u organizua nga Prezenca e OSBE-së dhe Misioni i Asistencës Policore të Bashkimit Evropian në Shqipëri (PAMECA). Punonjës të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe të Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë dhe të Prokurorisë u trajnuan nga ekspertë të Njësisë Gjermane për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Ndër çështjet e trajtuara ishin legjislacioni gjerman dhe korniza institucionale, aspekte praktike, operative dhe financiare, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve. “Drejtoria shqiptare për Mbrojtjen e Dëshmitarëve luan rol kyç në sigurimin e mirëqenies fizike dhe psikologjike të dëshmitarëve në rrezik, në mënyrë që pjesëmarrja e tyre në proceset penale të jetë efektive”, tha Maya Goldstein, Këshilltare e Lartë për Çështjet Gjyqësore në Prezencën e OSBE-së. “Shpresojmë që përvoja e vendeve të tjera të ndikojë në përmirësimin e mëtejshëm të punës së Drejtorisë”.
Prezenca e OSBE-së ka ndihmuar në hartimin dhe amendimin e legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e dëshmitarëve, i pari i këtij lloji në vend.

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania