Berisha: “Arrestuam 1000 mafioze, gjunjezuam 140 gangstere”


Intervistë e kryeministrit shqiptar në gazetën belge “Le Soir”

Më shumë se 1000 mafiozë të arrestuar, 140 gangsterë të gjunjëzuar: Kryeministri shqiptar flet për luftën që qeveria e tij po bën kundër krimit të organizuar
Në verën e vitit 2005 ai mori pushtetin me parullën elektorale « Me duar të pastra » . Tani e tutje Kryeministër i një vendi ku kishte qenë pesë vjet edhe President, Sali Berisha është vënë në krye të një lufte kundër mafias e krimit të organizuar, ç’ka ka ngjallur interesin e policëve dhe të gjyqtarëve në Evropë.

Flitet se deri tani janë arrestuar disa dhjetëra shefa mafiozë e qindra kriminelë. Deri ku do të do të shkoni me këtë qe keni nisur ?
Ne po ndërmarrim tani një betejë të re, shumë të gjerë, atë kundër ekonomisë kriminale. Në më pak se dy vjet, ne kemi shkatërruar në Shqipëri 141 grupe kriminale; 1170 anëtarë dhe drejtues të këtyre grupeve janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë. Në bashkëpunim vetëm me agjencitë e BE-së që merren me luftën kundër krimit të organizuar, ne kemi zbuluar dhe ekstraduar në Shqipëri 191 kriminelë të kërkuar. Nuk do të ketë paqe me krimin e organizuar në Shqipëri dhe me krimin shqiptar në Evropë. Ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj lufte.
Domethënë, goditje edhe në ekonominë e krimit, sepse kjo është më e rrezikshme?
Ne nuk mund të përmbushim qëllimin tonë nëse nuk asgjësojmë ekonominë kriminale. Kjo është jetike. Ajo nuk duhet të ekzistojë.
Prokurori i Përgjithshëm është shprehur në muajin shkurt se njësitë e luftës kundër parave të pista nuk funksionojnë…
Këto janë duke u reformuar plotësisht. Lufta kundër parave të pista nuk është aq e thjeshtë. Për këtë duhet, sipas mendimit tim, një bashkëveprim i disa institucioneve, ose “një agjenci e shumëfishtë”. Unë mendoj se punët po përmirësohen dhe njerëzit synojnë ta bëjnë më mirë detyrën e tyre(…) Ne kemi vendosur tani për tani një task force me disa elementë, nga më të mirët që kemi, nga prokurorët, nga shërbimi informativ, policia kriminale, nga njësitë e luftës kundër zbardhjes së parave të pista, nga administrata e taksave dhe kemi vënë në krye një prokuror të devotshëm. Qëllimi i këtij organizmi është shkatërrimi i ekonomisë kriminale. Para dy vjetësh, shumë njerëz mendonin se të luftoje këtë lloj ekonomie krimi në Shqipëri, do të haseshin mjaft probleme. Në fakt, ndodhi e kundërta dhe për këtë jam i bindur: në ekonominë bankare kreditimi është shtuar me 70 përqind. Kurse investimet e huaja janë katërfishuar që nga 2004. Kjo nuk është pak!
Por në shifra absolute, kjo që keni arritur është akoma pak…
Po, keni të drejtë. Por ne jemi në prag të një ngritjeje dhe shpresojmë që kjo do të bëjë të mundur investimin e miliarda eurove te ne. Vetëm një projekt, ai për gazin natyral kap shifrën e 2.3 miliardë eurove. Një projekt tjetër austriak, që ka të bëjë me disa njësi hidro-elektrike përfshin 700 milionë euro. Një kompani e madhe e specializuar për çimentot ka shfaqur interes të madh për pasuritë tona minerale. Nga ana tjetër, ndryshimi fiskal e bën tërheqëse ekonominë tonë. Pra, së shpejti ne do të jemi një vend me taksat më favorizuese në Evropë.
Ju keni denoncuar praninë e krimit të organizuar edhe në ekonominë e zezë të mediave shqiptare. Çfarë mund të thoni për këtë më konkretisht?
Ky është një problem serioz: ka shumë deklarime për financime të dyshimta dhe operacione pastrimi parash nga burime që konsiderohen mafioze. Ne kemi filluar t’i verifikojmë këto financime, pa bërë dallime, si për çdo mashtrim tjetër ekonomik, kudo që të ndodhet ai. Ky është një vendim i qartë dhe i prerë nga ana jonë. Ne respektojmë në mënyrë të përsosur lirinë e shprehjes, të shtypit, por ne nuk e duam një ekonomi të dyshimtë. Dhe lufta kundër kësaj ekonomie është prioriteti ynë kryesor.
Drejtori i misionit evropian të asistencës policore në Shqipëri nuk beson në planet evropiane një apo trevjeçare. Ai kërkon plane të tipit 15-vjeçar…
Nga njëra anë, ndihma e Komisionit Evropian për 3 vjet është 200 milionë euro. Nga ana tjetër, aktualisht nuk ka asnjë projekt të madh evropian në rajonin tonë, për të cilët ne kemi aq nevojë. Nuk ka korridor energjetik, nuk ka as gazsjellës…Po ndihmohemi nga Banka Evropiane për Ndërtim e Zhvillim, por,kur shikon infrastrukturën e përgjithshme të vendit,ajo është krejtësisht e papërshtatshme për një vend evropian. Ne kemi nevojë për shumë më tepër ndihma për ta ndryshuar rrënjësisht infrastruktuën tonë.
Pyetja e fundit: Ju po shkatërroni mafian e vendit tuaj. A nuk keni frikë ?
Jo. Mafia e ka cënuar aq shumë popullin tonë, saqë ajo e ka deformuar edhe imazhin tonë në botë. Prandaj jam i bindur se armiku më i keq i vendit tonë është krimi i organizuar. Dhe kjo është arsyeja që unë mbështes plotësisht policët dhe institucionet që luftojnë krimin.
Përktheu: Gjovalin Kola, Gazeta “Albania”, Tirane, 26 Maj 2007

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania