Kryeministri shqiptar: Kemi shpresa për ftesë nga NATO në Samitin e Bukureshtit 2008


TIRANE – Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ndodhej në prezantimin e investimit 250 milion euro i shoqërisë spanjolle të çimentos “Aguila Cement” sh.p.k kur i është përgjigjur interesimit të gazetarëve spanjollë lidhur me afatin kohor kur pritet që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Sipas burimeve zyrtare nga Qeveria, komenti i Kryeministrit Berisha ka qenë se: Projekti i integrimit në NATO dhe BE janë dy projektet më madhore të shqiptarëve këtë shekull. Ne kemi firmosur marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ndër vendet e para që ka ratifikuar këtë marrëveshje është vendi juaj për të cilin unë jam shumë mirënjohës. Në samitin e Rigës, Kryetarë të shteteve të Aleancës së Atlantikut të Veriut përmendën edhe Shqipërinë si një kandidat i mundshëm për të marrë ftesën në Samitin e Bukureshtit. Shqipëria po zbaton me seriozitet të madh marrëveshjen e Ad-Interit të Stabilizimim Asoociimit dhe vlerësimet janë shumë pozitive. Shqipëri po zbaton me seriozitet ciklin e 9-në të Anëtarësimit në NATO, të përcaktuar nga ministrat e jashtëm të NATO-s në OSLO dhe ne shpresojmë se do të marrim ftesën në Bukuresht”, tha Berisha. “Një gjë është e sigurt, Shqipëria është një vendi që i besojnë çdo ditë e më shumë dhe dëshmia është prania juaj këtu", përfundoi komentin e tij kreu i Qeverisë shqiptare.

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania