Këtë të mërkurë Amnesty International (AI) prezantoi raportin e vitit 2007, njëkohësisht në Berlin dhe në Londër. Ai përmban gjendjen të drejtave të njeriut në 140 vende
Amnesty International, organizata më e madhe në botë për të drejtat e njeriut shqyrton gjendjen e të drejtave të njeriut në të gjitha kontinentet. Një rrjet global vëzhguesish dhe punonjësish honorifikë dërgon rregullisht raporte dhe tërheq vëmendjen për shkeljen e të drejtave të njeriut. Krahas ndihmës për viktimat e torturave dhe të dhunës, sqarimi është detyra kryesore e Amnesty International.
Frika, sipas raportit të Amnesti International për vitin 2007 është bërë impulsi i politikës botërore. Qeveritë, regjimet represive dhe grupet e armatosura e përdorin atë në mënyrë sistematike, shkelin kështu të drejtat e njeriut dhe krijojnë ndërkohë një botë të rrezikshme të polarizuar. Shumë vetë kanë me të drejtë frikë nga atentatet apo sulmet. Por kur politika e frikës ka sukses, ajo përhap një mënyrë të menduari, që ndan në "Ne" dhe "Të tjeret", në miq dhe armiq, në të krishterë dhe muslimanë, në arabë dhe evropianë.
Në këtë konstatim arrin sekretarja e përgjithshme e Amnesty International për Gjermaninë, Barbara Lochbihler: "Kjo vihet re në shumë rajone dhe në të njëjtën kohë qeveritë janë përpjekur shpesh ta shfrytëzojnë këtë, për të rrëzuar apo minuar garancitë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut apo normat themelore të shtetit."
Nga ana tjetër rreziqet për sigurinë si varfëria dhe sida rrezikojnë jetën e miliarda njerëzve, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk ndërhyn në mënyrë efektive. Se çfarë i duhet kundërvënë kësaj bëri të qartë Irene Khan, Sekretarja e Përgjithshme e AI në paraqitjen e raportit vjetor të vitit 2007 në Londër. "Rrënimi i të drejtave të njeriut mund të ndërpritet nga një frymë e fortë solidariteti global, me dhënien fund të politikës së frikës, përmes përshtypjes, që të drejtat e njeriut kanë vlere reale, që bota e ndarë mund të ngjitet prapë bashkë përmes vlerave globale të të drejtave të njeriut, përmes universalitetit und individualitetit të të drejtave të njeriut."
Nga samiti i ardhshem i G8-ës, organizata për të drejtat e njeriut drejtuesja e AI për Gjermaninë pret, që premtimi i dhënë edhe të mbahet. Që në vitin 2002 shtetet e G8 përmes një plani aksion për Afrikën, patën deklaruar se do të ndërtojnë dhe mbështesin insitucionet për të drejtat e njeriut. Deri tani është bërë shumë pak punë konkrete. "Prandaj kërkesa e AI ndaj samitit të G8 është që të mbështesin më fort komisionin afrikan për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e popujve në punën e tyre. Ky është një institucion të cilin afrikanët vetë duhet ta marrin seriozisht, si qeveritë ashtu edhe shoqëria civile, por ai nuk është i pajisur mirë as me personel dhe as me financa. Përveç kësaj: ekziston edhe një gjykatë afrikane, e cila nuk ka filluar ende nga puna. Edhe këtu do te ishte shumë me mend, sikur të ngrinin një gjykate vullnetare, sepse shtetet e G8 i kanë mjetet financiare për t´u bërë këtu konkretë me mbështetje financiare."
Një kërkesë tjetër e samitit të G8 ka të bëjë me rajonin sudanez të Darfurit, ku çdo ditë ndodhin shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut. Shtetet e G8 duhet të shprehen një herë qarte, se embargoja e armëve e KS të OKB-së ndaj Darfurit duhet respektuar në vendet e G8 dhe nga miqtë e ftuar. si Kina. Sikur Kina të ushtronte ndikimin që ka tek qeveria sudaneze, atëherë pranimi i rezolutës së OKB-së atje do të kishte qenë më i lehtë.
Një vit para lojërave olimpike në Kinë AI vjen në vlerësimin se Kina është ende larg angazhimit që lojërat të ndihmojnë për përmirësimin e gjendjes të të drejtave të njeriut.Prandaj politikanët gjermanë, kur shkojnë në Kinë duhet të përmendin gjithnjë shkeljet e të drejtave të njeriut, gjë që edhe e bëjnë. Kjo pritet edhe nga presidenti gjerman Horst Këhler që viziton sot Kinën: "Tani në këtë kohë një vit para lojërave olimpike në Kinë, është shumë e rëndësishme që të ushtrojmë publikisht kritikë në rrang ndërkombëtar, por edhe në bisedime bilaterale, që edhe liria e mendimit dhe liria e mediave të jetë një temë që të permendet nga presidenti gjerman. Kancelarja gjermane e ka bërë në vitin 2006, pra që duhet punuar që gazetaret të informojnë të lirë." Kjo duhet të vlejë edhe për gazetaret në Kinë edhe pas vitit 2008, kërkon Amnesty. Në Kinë me mijëra vetë vazhdojnë të mbahen në "kampet e riedukimit". AI kërkon mbylljen e këtyre kampeve, ku njerëzit mbahen deri në tre vjet pa proces gjyqësor.
Në Lindjen e Mesme dhe në shtetet e Magrebit në Afrikën e Veriut, sipas AI liria e mendimit është shumë e kufizuar thuajse në të gjitha shtetet. Gazetaret kritikë, kërcënohen shpesh. Në Algjeri, Egjipt dhe Marok ka ligje për "shpifjen", në bazë të të cilave shumë gazetarë dënohen apo arrestohen. Jo vetem në Afrikë, Azi apo në Lindjen e Afërt ka shkelje. Edhe në kufinjtë e jashtëm të Evropës në Detin Mesdhe apo në Atlantik ku mijera refugjatë duan të vijnë me gomone nga Afrikë për në Evropë, sundon gjendje e keqe që prej vitti 2006, konstaton shefja e AI. Jo vetem që shumë prej tyre janë mbytur, është e tmerrshme thotë ajo: "Edhe këtu punohet me politikën e frikës, frikë nga migrantët ilegale që mbulojnë Evropën. Në vend të kësaj duhen luftuar shkaqet dhe lejuar migracioni në rrugë të rregullta.
Si temë tjetër të madhe Lochbihler permendi Evropën: "Që shumë shtete evropiane ishin të përfshira në fluturimet ilegale me persona të rrëmbyer nga CIA. Këto kanë ndodhur edhe më parë, por u bë publike në vitin 2006. Institucionet evropiane si Parlamenti Evropian, por edhe i ngarkuari i posaçëm i Këshillit të Evropës kanë punuar mirë dhe pjesërisht me pak mbështetje nga qeveritë kanë mundur të dëshmojnë përfshirjen, mbështetjen apo tolerimin në heshtje të këtyre fluturimeve.
AI kritikon këtu faktin që nga ana gjermane nuk është thënë ende se ç´ ka mësuar nga këto raste. Një sinjal pozitiv erdhi nga Italia, që paraqiti kërkesë për dënimin e punonjësve të CIA-s.
Amnesty ka kontakte të mira me organizata të të drejtave të njeriut në Rusi. Këto pohojnë që klima bëhet gjithnjë më kërcënuese dhe rreziku nuk vjen gjithnjë direkt nga shteti, por edhe nga grupe paramilitare apo radikale të djathta, që kërcënojnë persona të veçantë. "Shohim që në Çeçeni janë zhdukur njerëz. Dhe duhet sqaruar që edhe familjet e të zhdukurve, që i janë drejtuar Gjykatës Evropiane, edhe ata janë të rrezikuar. Pra këtu qeveria duhet të mendojë ndryshe."
Në vitin 2006 në Rusi ka patur kufizim të lirisë së medieve dhe shtypit vlerëson Lochbihler. "Thuajse nuk ka më media të pavarura. Dhe ka patur deri vrasje. Edhe këtu gazetarët janë shumë të rrezikuar, kur kritiikojnë qeverinë. Kemi rritje të dhunës raciste në Rusi. 2006 kemi dokuementuar 54 të vrarë, që kanë vdekur nga dhuna rracore."

Autori: Sabine Ripperger
Marre nga DW
Nuk ka komente:
Posto një koment