Zyra hetimore/ Firmosin Sollaku, Nishani, Bode e Shaqiri. Kreu i zyrës emërohet prokurori Altin Dumani
SHBA dhe KE detyrojnë Sollakun e Nishanin të bashkëpunojnë
Trazhgim Sokolaj/TIRANE
Drejtuesit e katër institucioneve shqiptare nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e Njësisë së Përbashkët të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.
Zyra do të drejtohet nga prokurori i njohur Altin Dumani, i cili merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme dhe mjaft të vlerësuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas drejtues linje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në prani të ambasadores amerikane në Tiranë, Marcie Ris dhe përfaqësuesit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan, prokurori i Përgjithshëm, Sollaku, ministri i Brendshëm dhe ai i Financave dhe drejtori i Përgjithshëm i SHISH kanë hedhur firmën dje mbi projektin e institucionit më të ri në Shqipëri të krijuar enkas për luftën kudër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Gjatë ceremonisë së djeshme zhvilluar në Tiranë ka rënë në sy jo vetëm deklarimi për bashkëpunim mes dy ministrave dhe prokurorit të Përgjithshëm, por edhe një shtrëngim duarsh mes Theodhori Sollakut dhe Bujar Nishanit.
Task-ForcaNjësia e Përbashkët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit është njësia koordinuese, e cila pritet të fillojë nga funksionimi në shtator 2007. Ajo është ngritur me asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komisionit Evropian. Njësia e re e hetimit do të ketë në përbërje të saj prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore nga Prokuroria, punonjës të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, oficerë të Shërbimit Informativ, punonjës të Doganave, Tatimeve dhe specialistë të këtyre fushave. Përmes përfaqësuesve të tyre në Njësinë e Përbashkët të Hetimit të gjitha këto institucione do të punojnë së bashku për të zbuluar, hetuar dhe goditur krimin ekonomik, pastrimin e parave, transaksionet kriminale si dhe rastet e korrupsionit, kryesisht në fushën e prokurimeve publike. Njësia e Hetimit që do të ketë në juridiksion krimet e fushës që ndodhin në Qarkun e Tiranës mbështetet në asistencë teknike nga zyrat e OPDAT-it dhe ICITAP-it që varen nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA. Ato di të ndihmojnë punonjësit e zyrës në trajnime, mbështetje dhe këshillim. Komisioni Evropian do të japë asistencë teknike për njësinë nëpërmjet një projekti binjakëzimi me vlerë 1,3 milion euro dhe do të financojë pajisje me vlerë 365 000 euro për Drejtorinë kundër Pastrimit të Parave të Ministrisë së Financave.
BashkëpunimiEdhe pse kanë dhënë mesazhe bashkëpunimi mes tyre, prokurori i Përgjithshëm dhe ministrat Bode e Nishani kanë kritikuar punën e bërë deri më tani. Kryeprokurori Sollaku tha se ngritja e Njësisë së Përbashkët të Hetimit është e vonuar dhe se tashmë nuk duhet humbur kohë që të kalohet nga propaganda ndaj termit "korrupsion" në veprime konkrete për ta luftuar atë. Sollaku pranoi problemet në Task-Forcën aktuale të Prokurorisë së Tiranës, por tha se policia duhet të çojë informacion në Prokurori dhe bashkëpunimi duhet të jetë i ngushtë. Bujar Nishani, ministër i Brendshëm, pasi radhiti disa shifra lidhur me rezultatet e policisë, tha se "nuk ka kaluar pa shkaktuar shqetësim te strukturat e Ministrisë se Brendshme një numër i konsiderueshëm rastesh kur individë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit nuk janë hetuar dhe ndjekur penalisht sipas parashikimeve te Kodit Penal nga organet e Prokurorisë dhe gjykatave. Ministri Bode tha se Ministria e Financave shpreson që në kuadër të marrëveshjes së djeshme të gjejë përgjigjen e duhur për një mori informacionesh dhe faktesh që plotësojnë figurën e krimit ekonomik dhe që zgjaten pafund e dekonspirohen në procesin e hetimit. Shefi i Shërbimit Informativ, Bahri Shaqiri, pohoi se marrëveshja e djeshme orienton më mirë punën e institucionit të drejtuar prej tij.
ProkuroriaZyra e përbashkët e Hetimit të Krimit Eko-nomik dhe Korrupsionit do të ketë në përbërje të saj një grup prokurorësh dhe oficerësh të Prokurorisë. Zyra veçanërisht do të veprojë me nisjen kryesisht të hetimeve bazuar në të dhënat e siguruara, pa pasur nevojën e kallëzimeve penale pranë saj".
PoliciaStrukturat e rendit dhe policia do të kenë edhe ato përfaqësinë e tyre në zyrën e përbashkët. Përveç kontributit në përpunimin e informacionit dhe trajtimin e tij, policia do të mbulojë aspekte operacionale të punës që do të bëjë zyra e përbashkët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe korrupsionit.
SHISHShërbimi Informativ Shtetëror do të ketë disa përfaqësues në zyrën e përbashkët të hetimit. Ata kryesisht do të mbulojnë fishën e interceptimit të informacionit dhe përpunimin e tij si dhe koordinimin e punës me gjithë strukturat e tjera që bëjnë pjesë në Njësinë e Hetimit.
FinancatMinistria e Financave dhe punonjës të disa prej sektorëve që varen prej saj do të jenë të pranishëm në Njësinë e përbashkët Hetimore. Ajo do të ketë ndihmën e punonjësve të Doganave dhe Tatimeve dhe specialistë të Drejtorisë Kundër Pastrimit të Parave në këtë ministri.
AmbasadoriLohan: Zyra kërkesë nga KE
TIRANE - Kryetari i Delegacionit të Komisionit Evropian, ambasadori Helmut Lohan, tha dje se zyra e përbashkët do të fuqizojë hetimet dhe do të përmirësojë ekonominë, si dhe do të ndryshojë imazhin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. "Krijimi i kësaj njësie është një ndër kërkesat kryesore afatshkurtra për bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe për të arritur anëtarësimin. Ngritja e kësaj njësie ka një rëndësi të madhe edhe për t'i treguar bashkisë ndërkombëtare një perceptim të ri brenda dhe jashtë Shqipërisë mbi seriozitetin dhe përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin eko-nomik", tha Lohan.
Nishani: "Nuk ka kaluar pa shkaktuar shqetësim te strukturat e policisë një numër i konsiderueshëm rastesh, kur individë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit nuk janë hetuar dhe ndjekur penalisht, sipas parashikimeve të K. Penal nga Prokuroria e gjykatat"
Sollaku: "Ngritja e Njësisë së Përbashkët të Hetimit është e vonuar dhe se tashmë nuk duhet humbur kohë që të kalohet nga propaganda ndaj termit "korrupsion" në veprime konkrete për ta luftuar atë. Policia duhet të sjellë informacion në Prokurori dhe bashkëpunimi duhet të jetë më i ngushtë".
Marre nga gazeta "Panorama"
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Rreth meje
- Trazhgim Sokolaj
- GAZETAR / Journalist
Lidhje ne Fokus
Lidhje
- Krasta Krau
- Artikujte tjere ne Google nga T.Sokolaj
- Artikuj nga T.Sokolaj (Ne Google)
- Levizja MJAFT
- Sajmir Kola
- Turizmi Shqiptar, Albanian Turism, Guide
- Gazeta Start
- NATO
- Keshilli i Larte i Drejtesise
- Ministria e Drejtesise
- Partia Demokratike
- Partia Socialiste
- Presidenca e Shqiperise
- Ministria e Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve
- Photo from Albania
- Peshku pa Uje, Blogger
- Ministria e Integrimit
- Deutsche Welle (In Albanian)
- BBC (In Albanian)
- Vioce of America (In Albanian)
- Ministria e Mbrojtjes
- Ministria e Brendshme
- Parlamenti Shqiptar
- Qeveria Shqiptare
- Express, Kosove
- Televizioni i Kosoves
- E-mail (Hotmail)
- E-mail (Yahoo)
- Motor Kerkimi (Google)
- Portali Shqiptar
- Revista MAPO
- Tv Klan
- Vizion Plus
- Top Channel
- Gazeta Panorama
- Gazeta Shekulli
- Albania Photo Album (Alket Islami)
Arkivi i blogut
Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE
Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana
Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush
President George W.Bush in Tirana
President Bush, in Fushe-Kruja, Albania
President Bush, in Fushe-Kruja, Albania
Nuk ka komente:
Posto një koment