Shqipëria dhe Maqedonia mbështesin propozimin e Ahtisarit për statusin e Kosovës


TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z.Lulzim Basha zhvilloi më 1 qershor 2007, një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Ministrit maqedonas të Punëve të Jashtme, z. Antonio Milloshoski. Ministri i Jashtëm z.Basha zhvilloi takime edhe me Presidentin e vendit, z. Branko Crvenkovski, me Kryetarin e Parlamentit, z. Ljubisha Georgievski dhe Kryeministrin, z. Nikola Gruevski si dhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni, me Kryetarin e PDSH-së Arbën Xhaferi, me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Kryetarin e PPD-së Abdylajdi Vejseli. Në bisedimet zyrtare Basha-Milloshoski vëmendja kryesore u përqendrua në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, bashkëpunimin në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për anëtarësim në NATO e BE, si dhe bashkëpunimi rajonal e çështja e Kosovës. Ministri Basha shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për të intensifikuar bashkëpunimin politik dhe për vazhdimin e praktikës së takimeve në nivelet më të larta shtetërore dhe qeveritare. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për domosdoshmërinë e rritjes së shkëmbimeve ekonomike e tregtare, e lidhjeve më të ngushta ndërmjet komuniteteve të biznesit, sidomos në fushën e transportit, turizmit, mjedisit, si dhe në fushën e arsimit, kulturës, rendit, sigurisë, mbrojtjes etj. Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve energjetike: të linjave të interkonjeksionit, naftës dhe gazit. Po kështu dy ministrat ranë dakord për vazhdimin me intensitet të shtuar të angazhimit të përbashkët për realizimin e projekteve të AMBO-s dhe Korridorit 8. Në këtë kuadër u përmend realizimi i një takimi katërpalësh (Bullgari-Maqedoni-Shqipëri-Itali) i Ministrave të Punëve të Jashtme. Në bisedimet Basha –Milloshoski vend të rëndësishëm zunë edhe çështjet e lehtësimit të qarkullimit ndërmjet dy vendeve si nëpërmjet lehtësimit të mëtejshëm të regjimit të vizave, ashtu edhe nëpërmjet hapjes së vendkalimeve të reja kufitare. Për këtë qëllim pala shqiptare ka hequr praktikën e vizës hyrëse për qytetarët e Maqedonisë dhe uljen e tarifës për vizat në 1 EURO gjatë sezonit turistik. Në takim u bisedua edhe për përpjekjet e përbashkëta për integrimin në NATO. Të dy ministrat vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të Kartës së Partneritetit ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë e SHBA-së, veçanërisht për periudhën në vazhdim deri në Samitin e ardhshëm të Aleancës, kur edhe shpresojmë të marrim ftesën për anëtarësim. Ministrat Basha dhe Milloshoski vlerësuan se takimi i afërt i Kryeministrave të vendeve të A3 me Presidentin Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë, është një mbështetje e fortë e synimeve dhe përpjekjeve tona për integrimin në NATO. Në kontekst të këtyre proceseve, z. Basha theksoi nevojën që ecuria e reformave dhe fryma e zhvillimeve të brendshme të jetë e tillë që të mos bëhet pengesë për proceset integruese, duke përshëndetur me këtë rast tejkalimin e disa problemeve me dialogun politik e parlamentar në Maqedoni dhe duke theksuar rëndësinë e zbatimit të tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit. Në takimin Basha-Milloshoski vëmendja u përqendrua edhe në çështjen e statusit të Kosovës. Ministri Basha vuri në dukje qëndrimin e tonë në lidhje me çështjen e statusit të Kosovës, ndërsa z. Milloshoski theksoi se Maqedonia parapëlqen statusin në vend të statukuosë. Të dy ministrat theksuan mbështetjen e plotë për paketën e Presidentit Ahtisari dhe përmbylljen sa më të shpejtë të çështjes së statusit nëpërmjet një rezolute të Këshillit të Sigurimit të mbështetur në paketën e Ahtisarit. Kjo sipas tyre do të ishte zgjidhja më e mirë që do t’i hapte rrugë stabilizimit të qëndrueshëm të rajonit. Vlerësime të njëjta për çështjen e statusit të Kosovës u ndanë edhe në takimet me Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë. Në takimet me ta zunë vend gjithashtu edhe çështjet e bashkëpunimit dypalësh, sidomos në ekonomi, bashkëpunimi rajonal dhe proceset integruese. Ministri Basha dhe zyrtarët më të lartë Maqedonisë vlerësuan si shumë të rëndësishme për vendet tona dhe synimet për integrim në NATO, vizitën e afërt të Presidentit Bush në Tiranë. Ndërsa në takimet me drejtuesit e partive shqiptare u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet e brendshme, marrëveshjen e Ohrit, proceset integruese dhe çështjen e Kosovës. Z. Basha në këto takime inkurajoi dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet partive shqiptare, si dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha subjektet politike shqiptare në Maqedoni, në dobi të zhvillimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, dhe të bashkëpunimit ndërshqiptar.
Burimi: Ministria e Jashtme

Nuk ka komente:

Rreth meje

Arkivi i blogut

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Tirane, Festohet 12 Qershori, 1-vjetori i nenshkrimit te MSA-se Shqiperi-BE

Welcome Mr.President Bush

Welcome Mr.President Bush
Rruga e Elbasanit, Tirana

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

Qytetaret shqiptare mirepresin Presidentin Bush

President George W.Bush in Tirana

President George W.Bush in Tirana

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania

President Bush, in Fushe-Kruja, Albania